Gazetari rus deportohet për “arsye sigurie” nga Qipro

schedule22:30 - 6 Tetor, 2023

schedule 22:30 - 6 Tetor, 2023

Gazetari rus, i cili u arrestua të enjten, pas heqjes së lejes së qëndrimit në Republikën e Qipros për arsye sigurie, u dëbua përfundimisht nga Qipro. Vlen të theksohet se me të ka qenë edhe një person i dytë, i cili është lënë i lirë.

Sipas burimeve diplomatike, mediat vendase shkruajnë se gjatë arrestimit gazetari rus ka bërë rezistencë, ndërsa pretendimet e tij për sjellje të dhunshme nga policia qipriote hidhen poshtë.

Më herët për rastin e gazetarit rus, Ministria e Punëve të Jashtme ruse i bëri një vizitë proteste ambasadorit të Qipros në Moskë, Qipro Giorgallis, ndërkohë që Republika e Qipros është në komunikim me palën ruse zyrtarisht dhe nivel diplomatik për të zgjidhur çështjen.

Sipas philenews.com, Ministria e Jashtme është në dijeni të çështjes dhe ka marrë të gjitha veprimet e nevojshme për çështje të kësaj natyre./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!