Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar një takim jashtë shtetit ku u duke se edhe u kërkoi ndihmë të djathtëve europianë në Këshillin e Europës.
Gazetari Artur Nure në “Edicioni i Fundit” në ABC News, u shpreh se këto lëvizje janë një strategji e njohur e Partisë Demokratike dhe se sipas tij, ish-kryeministri Berisha kërkon të marrë vëmendjen e ndërkombëtarëve.
“Tregojnë një strategji të njohur në PD për të marrë vëmendje nga faktori ndërkombëtar. Por duket se nuk kemi të bëjmë me takime zyrtare, pasi nuk tregohet seriozitet bashkëpunimi. Një takim i ngjashëm tregon që ka mungesa të pajustifikuara. Është strategji e qartë e zotit Berisha për të rritur pikët dhe rikthyer vëmendjen e ndërkombëtarëve”, tha gazetari Nura.
Nga ana e tij Avokati Edmond Petraj komentoi deklaratat e ish-kryeministrit Berisha kundër SPAK dhe planin e këtij të fundit për ta zhbërë.
“Zoti Berisha sot e ndjeu humbjen, kam përshtypjen. Sepse kanë tre muaj që kanë shpallur fitoren. Por duke parë Berishën në atë gjendje, tregon situatën ku ndodhet. Dhe pjesa e minoriteti grek që këta pretendojnë se kanë shkelje të të drejtave, është plotësisht një gënjeshtër. Minoriteti grek në Shqipëri i gëzon të gjitha të drejtat”, tha ndër të tjera avokati Petraj.
/abcnews.al/