Gazetari i Sky Sport: Mane nuk ka gjasa të qëndrojë te Bayern pas konfliktit me Sane

schedule20:56 - 12 Prill, 2023

schedule 20:56 - 12 Prill, 2023

Sadio Mane mund të largohet nga Bayerni për shkak të një konflikti me Leroy Sane.

Është raportuar se senegalezi e ka goditur gjermanin në fytyrë në dhomën e zhveshjes pas humbjes nga Manchester City (3:0) në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve.

Sipas Florian Plettenberg, Bayern nuk do të durojë sjelljen e Mane, dhe çështja nuk do të zgjidhet thjesht me një gjobë.

“Klubi duhet të bëjë një shembull të mirë për këtë. Nuk mendoj se Mane ka të ardhme në Bayern pas këtij sezoni”, shkruan gazetari. /G.D abcnews.al/

Burimi: Florian Plettenberg

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!