Gjykata e Elbasanit vendosi ekstradimin e turkut të famshëm Fatih Faruk Ozer, i cili akuzohet për një mashtrim gjigant me vlerë rreth 2 miliard dollar përmes kriptomonedhave në Turqi. Ozer, ish-shefi i platformës THODEX akuzohet se ngriti një skemë mashtrimi duke futur në të dhjetëra mijëra turq, të cilët besonin se në fakt po investonin në kriptmonedha, por në fund panë që paratë e tyre avulluan.
Lexoni KËTU gjithçka mbi skandalin THODEX
Ozer u arratis nga Turqia në prill të vitit të shkuar duke marrë me vete edhe nje server ku mbaheshin qindra miliona dollar në formë kriptomonedhash, ndërsa u arrestua verën e këtij viti duke bërë pushime luksoze në jug të Shqipërisë.
Por si u kap Ozer në Shqipëri dhe çfarë po ndodh me të?
Gazetari i njohur turk Cevheri Guven, i cili është duke publikuar përmes kanalit të tij të Youtubë skandale të shumta në vend, ka zbuluar detaje në lidhje me mënyrën e kapjes së Ozerit në Shqipëri si edhe “fatin” e qindra miliona dollarëve që ia mbante në një server në formë kriptomonedhash.
Lexo edhe: FOTO LAJM/ “Arnavutluk’tan…”, Elbasani bëhet kryelajm në mediat turke: Tani nuk e ndal dot asgjë ekstradimin e tij
Përmes një videoja të publikuar dje në Youtube, Guven shpjegon se Turqia nisi një ekip të posaçëm disa muaj më parë për kapjen e Ozerit në Shqipëri, të cilët pas ndjekjes së konstatimit njoftuan policinë shqiptare për kryerjen e arrestimit.
Sipas gazetarit në fjalë, fill pas arrestimit, kur ishte e qartë që ai do të nisej për në Turqi, i njëjti ekip i ardhur prej andej, e detyroi fillimisht që të dorëzonte paratë e vjedhura prej dhjetëra mijëra turqve tek ata.
“Këto para nuk u morën për t’iu kthyer turqve që ishin mashtruar prej kreut të THODEX, por u morën për të shkuar në xhepa të tjera. Në fillim e lanë të vjedhë dhe të mashtrojë pastaj shkuan e kapën në Shqipëri, i vodhën paratë që kishte vjedhur nga turqit dhe tani po e çojnë në Turqi”, tha Cevheri Guven në videon e tij.
Pas kësaj akuze të fortë mbetet për t’u parë se cili ka qenë roli i policisë shqiptare në gjithë këtë skemë duke i vënë turqve gjithçka në dispozicion. /abcnews.al