Gazetari i Abc News në Lezhë, me shenja të Covid: Kanë kaluar tre ditë nga bërja e tamponit, s’kam përgjigje

schedule12:22 - 22 Gusht, 2020

schedule 12:22 - 22 Gusht, 2020

Gazetari i Abc News në Lezhë Gjergj Figuri prej disa ditësh është izoluar në banesë për shkak se bazuar në disa shenja ka dyshime se mund të jetë prekur nga COVID.

Figuri në deklaratën e tij thekson se ka kryer tamponin të mërkurën, por nuk ka marrë ende përgjigje nëse është prekur nga virusi apo jo.

Ndër të tjera  ai ka theksuar se dhe pse në vetëizolim është i shqetësuar në lidhje me shëndetin e familjarëve të tij.

Gazetari ka theksuar se me shfaqjen dhe me shtimin e simptomave të Covid tashmë ka nisur dhe trajtimin me antibiotikë.

Më nisi si një dhimbje muskulare e pjesës së shpinës që më pas u përkeqësua me shfaqjen e më shumë të dhimbjes, më filloi temperatura dhe dhimbja e kokës. Pas kontaktit me mjekun e familjes ai më tha se duhet patjetër konsulta. Gjatë kësaj kohe ne kemi qëndruar në shtëpi bashkë me nënën, bashkëshorten dhe vajzat. Kam filluar trajtimin me dy medikamentet që më ka dhënë mjeku të hënën pata rikthim të temperaturës dhe diarre që më bënë të dyshoj se kam Covid, dhe pas kontaktit me mjekun e familjes i cili kontaktoj me njësinë shëndetësore në Lezhë për kryerjen e tamponit. Nga dita e hënë kam pritur ditën e mërkurë për kryerjen e tij dhe e kam kryer ku kam dhënë të gjithë të dhënat në lidhje me simptomat që ndieja”, ka thënë Gjergji.

Gjithashtu ai ka pohuar se nuk është vetëm ai në pritje të përgjigjes së tamponit, por në një situatë të tillë ndodhen dhe shumë qytetarë të tjerë që akoma nuk e dinë nëse janë apo jo me Covid.

Si rasti im është dhe një tjetër koleg i cili me të njëjtat simptoma iu desh që të presë për kryerjen e tamponit dhe pse tashme tamponin e ka kryer para meje akoma nuk ka marrë një përgjigje. Kjo është një situatë e përsëritur te shumë individë të tjerë, unë vërtet rri i izoluar me shenja të Covid ende pa konfirmim por bashkëshortes sime i kanë kërkuar që të shkojë në pune”, ka thënë gazetari.

Ndër të tjera ai ka theksuar se është e rëndësishme që përgjigja të dalë sa më shpejt për të parë dhe për të vendosur do të qëndrojmë në vetizolim apo do të duhet të vijojmë jetën normale. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!