Themis Anastasiadi, ky është gazetari grek i cili përmes një shkrimi në të përditshmen “Protothema”, ka ngjallur shumë debate për termat raciste që ka përdorur ndaj shqiptarëve. Me fjalë vulgare dhe të papranueshme, gazetari ka ofenduar shqiptarët, të cilët i etiketon si “kafshë që emigruan në Greqi dhe u bënë njerëz”.
Qëndrimet raciste të gazetarit Anastasiadi kanë bërë që të reagonte dhe Komiteti i Helsinkit në Greqi, i cili ka denoncuar këtë shkrim në gazetën “Protothema”. Gazetari në fjalë flet për marrëdhëniet mes shteteve në Ballkan, duke u përqëndruar kryesisht në negociatat që Greqia zhvillon me Maqedoninë për çështjen e emrit dhe këtu sjell në vëmendje emigrimin e shqiptarëve në shtetin fqinj.
“Shqiptarët agresivë, të cilët në i bëmë njerëz dhe që erdhën nga regjimi komunist i Enver Hoxhës i shtetit kafshëror, duhet të jetë një mësim për ne. I shpëtuam. U pasuruan këtu dhe pas 25 viteve mikëpritje kthehen dhe na kafshojnë si gjarpërinj. Shikoni disa “fytyra” në Tiranë që duan të bëhen evropianë. Kam frikë se në këtë mënyrë po veprojmë edhe me Shkupin. Shqiptarët, e përsëris, të cilët ne i bëmë njerëz dhe i nxorrëm nga gjendja kafshërore, na kanë “halë në sy”.
Kështu edhe maqedonasit, nëse ju krijojmë lehtësira për anëtarësimin në BE dhe në NATO, mund të na vendosin neve VETO. Nëse anëtarësohen ndonjëherë, është e keqja e parë që do të na bëjnë, ta mbani mend këtë. Ndërkohë që ne ulemi dhe diskutojmë me ta për emrin, ata “luajnë” me Turqinë. Një tjetër gjarpër që ne e ushqejmë si idiotë”, është një pjesë e shkrimit shkëputur nga analiza e gazetarit grek Themis Anastasiadi. /tvklan.al