Gazetari Armand Bajrami: Krim në mes të ditës, si u zbuluan rrëmbyesit e Jan Prengës

schedule22:29 - 29 Janar, 2020

schedule 22:29 - 29 Janar, 2020

Gazetari i kronikës, Armand Bajrami, ishte i ftuar në “Byrone Politike”, këtë të mërkurë ka dhënë detaje në lidhje me rrëmbimin dhe zhdukjen e 49 vjeçarit në Kamzë. Bajrami është shprehur se kanë qenë pamjet nga kamerat e sigurisë ato që kanë mundur që të zbulojnë dhe rrëmbyesit e Jan Prengës.

Gazetari ka thënë se pengamarrja e Prengës në Kamzë është një krim i ndodhur në mesin e ditës nga persona që nuk e njohin frikën, te cilet përveç dhunimit në rrugë e kane marre dhe futur  ne makine me dhune ne mes te nje zone te populluar, pa menduar fare per friken nga policia.

EMISIONI I PLOTË

“Është konsumuar vepra e rrëmbimit të personit janë mundur që të sigurohen pamjet e kamerave të sigurimit në vendin e ngjarjes. Është arritur që të regjistrohen pamjet e automjetit që e kanë marrë dhe e kanë çuar në kompleksion Golden në Shijak, deri në këtë moment kemi të dyshuar vetëm veprën penale të rrëmbimit, ndërsa të arrestuarit neser do të dalin para gjykatës dhe deri më tani nuk kanë pranuar krimin. Policia ka ngritur dyshime, është bërë një krim në mesin e ditës nga persona që nuk e kanë njohur frikën, përveç dhunimit në rrugë, futjes në makinë në një zonë të populluar. Ata e kanë marrë dhe e kanë futur në makinë nuk janë shqetësuar për kamerat e sigurisë së biznesit të familjeve të tyre, pasi ato kanë qenë dhe pamjet që kanë shërbyer për hetimet”, tha Bajrami.

Në studion e “Byrosë Politike”, me Juli Xhokaxhi, gazetari investigativ ndër të tjera ka theksuar se pritet që nesër të vendoset edhe masa e sigurisë për personat e arrestuar në lidhje me këtë ngjarje dhe pesë personat e tjerë të shpallur në kërkim që dyshohet se janë porositësit e kësaj pengamarrje e cila përfundoi tragjikisht për 49 vjeçarin.

Deri në këto momenti kemi 5 persona të arrestuar dhe 5 të tjerë të shpallur në kërkim. Prokurori i ka dërguar kërkesën gjykatës përcaktimin e masës së sigurisë për personat e arrestuar dhe pritet që të shpallet dhe masa për personat e tjerë të shpallur në kërkim të dyshuarit si porositëss të pengarrjes. Ndërkohë do  të jetë prokuroria e Tiranës që  do të merret me këtë çështje pasi ato e kanë në dore, apo  kjo çështje do të kalojë në Prokurorinë e Posaçme për korrupsionin dhe krimin e organizuar, pasi të vlerësohet nëse kemi të bëjmë me një grup të strukturuar kriminal,” është shprehur gazetari Bajrami./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!