Gazetari amerikan lirohet nga burgu në Mianmar

schedule12:01 - 15 Nëntor, 2021

schedule 12:01 - 15 Nëntor, 2021

Gazetari amerikan Danny Fenster është liruar nga burgu në Mianmar pasi u dënua me 11 vite burg nga një gjykatë ushtarake tre ditë më parë. Zëdhënësi i Junta-s, gjeneral-major Zaw Min Tun konfirmoi për BBC se ai do të lejohej të largohej nga vendi.

Fenster, i cili ishte redaktori i Frontier, u arrestua në maj teksa po kthehej në SHBA. Fenster ishte dënuar për shkelje të ligjit të imigracionit dhe nxitje kundër ushtrisë. Javën e kaluar atij iu shtuan edhe dy akuza shtesë për kryengritje dhe terrorizëm, të cilat parashikojnë një dënim maksimal me burgim të përjetshëm.

Ende nuk dihet se di Fenster është liruar.  Besohet se ka qenë ish-ambasadori amerikan Bill Richardson që ka negociuar për lirimin pasi aktualisht ndodhet në Mianmar.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!