Gazetarët sulmohen fizikisht nga persona të maskuar në Leposaviq

schedule15:22 - 16 Qershor, 2023

schedule 15:22 - 16 Qershor, 2023

Vijon të jetë e tensionuar situate në veri të Kosovës, kryesisht në komunën e Leposaviqit ku persona të maskuar kanë sulmuar ekipet e mediave.

Një kameraman është sulmuar fizikisht në Leposaviq, ku sipas asociacioni të Gazetarëve të Kosovës (AGK), ai ka pësuar lëndime të rënda në kokë dhe trup.

Sulmohen mediat në Leposaviq, kameramani i RTK-së, Bardh Bekteshi, pëson lëndime të rënda në kokë dhe trup. Ekipet mediale nga Prishtina kanë qenë sot cak i një sulmi brutal derisa po kryenin punën e tyre në Leposaviq. Kameramani i RTK-së, Bardh Bekteshi, është sulmuar fizikisht siç shihet në videon shqetësuese të dërguar në Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës, nga ekipet në terren”, thuhet në njoftimin e AGK-së.

Ndër të tjera në mediat e Kosovës shkruhet se ekipet e mediave që ndodheshin para komunës janë goditur me gurë, ku disa prej kolegëve janë lënduar nga gurët disa të tjerë nga rrëzimi për tu larguar goditjeve.

Na kanë gjuajtur me gurë, disa kolegë derisa kanë qenë duke u larguar, janë rrëzuar, dhe kameramanit tonë, Bardh Bekteshi, e kanë shtyrë duke e rrëzuar pastaj edhe sulmuar fizikisht duke i shkaktuar lëndime në kokë dhe trup”.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, i bënë thirrje urgjente Policisë së Kosovës, dhe prezencës ndërkombëtare në këtë komunë, që t’u ofrojnë siguri gazetarëve dhe kameramanëve të cilët janë duke qëndruar në atë komunë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!