Ditën e djeshme në mediet italiane u përhap lajmi se Gattuso ka përjashtuar nga stërvitja Mario Ruin për shkak se portugezi nuk është stërvitur me ritmin e duhur dhe nuk ka qenë totalisht i impenjuar.
Një rast i përafërt kishte ndodhur në nëntorin e kaluar, kur trajneri kishte pranuar se e kishte lënë në tribunë Ruin, por duket se ky rast është shpikje klasike e medieve italiane. Këtë e zbulon agjenti i Ruit, Mario Giuffreddi.
“Si gjithmonë, gazetarët në Napoli janë numri një absolut në botë, sepse dëgjova që Mario u përjashtua nga Gattuso. Ose që ai kishte trajtuar keq një lojtar të akademisë.
Të gjitha janë të pavërteta. Ai nuk ka asnjë problem me Gattuso, as me lojtarin e akademisë”, u shpreh Giuffredi, që është edhe agjent i Hysajt. /abcnews.al