Gazetarë kilianë që i shkruanin çdo ditë, historia e çuditshme e Malotës

schedule09:46 - 14 Mars, 2020

schedule 09:46 - 14 Mars, 2020

“Malota from Chile”. Flasim për Renaton, lezhjanin e Vllaznisë, i cili ka spikatur me ekipe si Dinamo, Kukësi e Partizani. Po Kili ku hyn këtu? Nëse hapni profilin e qendërmbrojtësit në Transfermarkt, do e gjeni edhe përgjigjen.

Krahas flamurit shqiptar do të gjeni edhe atë të Kilit. Një gabim, që Malotës i ka dhënë edhe pasaportën e shtetit të Amerikës së Jugut. Sigurisht, vetëm në Transfermarkt.

 

Profili i Malotës në Transfermarkt

Sigurisht ai gabim duhet ndarë edhe me qendërmbrojtësin, i cili më në fund arrin të zbulojë një nga dilemat që e kishin shoqëruar atë në pesë vitet e fundit.

“Ku ta marr edhe unë atë pasaportë”, na thoshte para disa kohësh me shaka Malota, kur pa faksimilen e profilit të tij në Transfermarkt. Mbrojtësi zbulon për ABC News edhe diçka tjetër interesante.

“Ka më shumë se 4-5 vite që më shkruajnë gazetarë nga Kili. Ju betohem, është e vërtetë. Tani e kuptoj edhe arsyen pse më kanë shkruar”, rrëfen miqësisht Malota, lezhjani që gabimisht ka marrë pasaportën e Kilit prej një gabimi njerëzor, online. Ndodh edhe kështu… / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!