Gazeta gjermane vendos të pushojë stafin nga puna, do i zëvendësojë me robotë

schedule16:03 - 1 Mars, 2023

schedule 16:03 - 1 Mars, 2023

Shtëpia botuese më e madhe gjermane, Axel Springer, ka vendosur të bëjë shkurtime të konsiderueshme të stafit në gazetat Die Welt dhe Bild, sipas një letre sot nga CEO Matthias Deppner, i cili gjithashtu paralajmëron zëvendësimin e gazetarëve me sisteme të inteligjencës artificiale.

Siç thekson Deppner në letrën e tij drejtuar punonjësve, “shtëpia botuese do të rritet dhe në të njëjtën kohë do të zvogëlojë vendet e saj të punës, në fushat e prodhimit, redaktimit dhe administrimit të dy gazetave”.

Plani i menaxhmentit parashikon edhe stimuj për dorëheqje, me synimin, siç sqaron Matias Deppner, për të shmangur pushimet nga puna.

“Standardet e gazetarisë do të mbeten të larta dhe do të bëhen edhe më të larta” shprehet Deppner.

Në letrën e tij, Deppner paralajmëron më tej se gazetarët janë në rrezik të zëvëndësohen nga inteligjenca artificiale, e cila ka potencialin ta bëjë gazetarinë e pavarur më të mirë se kurrë më parë ose edhe ta zëvendësojë atë, pasi kompjuterët që përdorin inteligjencën artificiale do të jenë së shpejti më të mirë në mbledhjen e informacionit sesa gazetarët njerëzorë.

Nëse mediat duan të mbijetojnë, vijon kreu i Axel Springer, ato duhet të fokusohen në lajme ekskluzive apo komente origjinale. Mjetet e fuqizuara nga AI si ChatGPT, thotë ai, premtojnë një revolucion informacioni.

Sindikata Verdi kritikoi planet e grupit Axel Springer, duke theksuar se ato po kryjnë plane vetëm për të fituar më shumë. /abcnews.al