Trupat izraelite kanë rrethuar një kamp refugjatësh në Gazën veriore dhe kanë marrë kontrollin e posteve kryesore ushtarake të Hamasit.
Në një postim në Telegram , ushtria tha se ushtarët “po operojnë në zonën e Jabalia pas përfundimit të rrethimit të kampit Jabalia”, shkruan Sky News.
Zona ka qenë e bombarduar për javë të tëra, me sulme ajrore që rrafshuan ndërtesat dhe lanë disa njerëz të vdekur.
“Gjatë ditës së kaluar, trupat e IDF operuan në bastionet e Hamasit dhe shkatërruan infrastrukturën terroriste në zonë,” thuhet ndër të tjera në deklaratë./abcnews.al