Gaza, të paktën 13 të vdekur në sulmet izraelite në Rafah

schedule07:36 - 29 Prill, 2024

schedule 07:36 - 29 Prill, 2024

Të paktën 13 persona kanë mbetur të vrarë në sulmet e reja ajrore izraelite në Rafah.

Kjo është bërë e ditur nga burime mjekësore të cituara nga Times of Israel. Sipas të njëjtave burime, si pasojë e sulmeve ajrore shumë persona kanë mbetur të lënduar.

Ndërkohë përpjekjet diplomatike u shtuan të dielën me synimin për të arritur një marrëveshje për armëpushim dhe lirimin e pengjeve në Gazë, ndërsa Izraeli po vazhdon sulmet ajrore e me artileri, ndaj territorit të goditur nga lufta.

Lufta filloi kur Hamasi kreu një sulm terrorist ndërkufitar në pjesën jugore të Izraelit më 7 tetor, në të cilin sipas autoriteteve izraelite, 1200 njerëz u vranë dhe 253 u morën peng.

Ndërkohë sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazën e kontrolluar nga Hamasi, sulmet izraelite kanë vrarë 34 mijë palestinezë. Hamasi është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Bashkimi Evropian dhe disa vende të tjera.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!