Gaza/ Dhjetë persona u vranë teksa prisnin në radhë për ushqim

schedule15:28 - 14 Tetor, 2024

schedule 15:28 - 14 Tetor, 2024

Në një sulm izraelit ndaj një qendre të shpërndarjes së ushqimit në Gaza këtë të hënë, 10 palestinezë u vranë dhe dhjetëra u plagosën teksa prisnin në radhë për ushqim, dhe mes viktimave ishin gra dhe fëmijë.

Dëshmitarët thanë se forcat izraelite qëlluan me predha artilerie mbi civilët që prisnin miell në qendër të kampit të refugjatëve Jabalia.

Ambulancat dhe ekipet mjekësore nuk janë në gjendje të hyjnë në zonë për të transferuar viktimat në spitale për shkak të kufizimeve të vendosura nga ushtria izraelite, thanë dëshmitarët.

Ushtria izraelite nisi një tjetër pushtim të madh tokësor në veri të Gazës dhjetë ditë më parë, dhe sipas informacioneve nga zyrtarët shëndetësorë, më shumë se 300 njerëz u vranë.

Sipas disa analistëve, sulmi synon të detyrojë banorët palestinezë të largohen përgjithmonë nga zona në mënyrë që Izraeli të krijojë një zonë ushtarake./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!