Barcelona është interesuar për Jose Gaya për vite me radhë dhe duket se në merkaton e ardhshme të verës ai mund ti bashkohet katalanasve.
Siç raportohet nga Superdeporte, Barça e sheh atë si zëvendësuesin ideal te Jordi Alba i cili është në “perëndim” të karrierës, e po ashtu po vuan dëmtime të shpeshta.
Lojtari i Valencias përfunon kontratën e në vitin 2023 dhe nuk ka nërmend të rinovojë, kështu 2022 do të ishte viti i fundit në të cilën skuadra aktuale mund të përfitonte të ardhura nga shitja e tij, siç ndodhi me Ferran Torres. /abcnews.al

