Gavi lë “thatë” kampionët e Spanjës, Barça në kërkim të përforcimeve

schedule19:16 - 25 Dhjetor, 2023

schedule 19:16 - 25 Dhjetor, 2023

Adrien Rabiot dhe Marco Verratti janë duke u konsideruar si opsione nga Barcelona si përforcime të merkatos së dimrit, për të kompensuar mungesën e “fantazistit”, Gavi, i cili për shkak të dëmtimit e ka humbur sezonin. Këtë dëshirë e ka shprehur tashmë edhe tekniku Xavi, në konferencën për shtypin para ndeshjes me Almeran, të cilën Barça e fitoi 3-2.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave spanjolle, Adrien Rabiot dhe Marco Verratti janë dy objektivat kryesorë të “Blaugranave” për t’iu bashkuar skuadrës në janar dhe që pëlqehen shumë nga tekniku spanjoll, në mungesë të talentit të mesfushës.

I pari në listë është Rabiot, me kontratën e francezit, me “Bardhezinjtë” e Juventus, që përfundon në fund të këtij sezoni, mirëpo “Zonja e Vjetër” nuk është e gatshme të huazojë apo të shesë, një nga kapitenët e skuadrës dhe ky “operacion” mund të jetë shumë i ndërlikuar.

Në krahun tjetër është “arkitekti” italian i mesfushë, Marco Verratti, me italianin, që verën e kaluar u largua nga Paris Saint-Germain, ku ishte për 11 vite, dhe iu bashkua skuadrës së Katarit, Al Arabi, për shifrën e 45 milionë eurove dhe tashmë mbetet për t’u parë nëse klubi i Lindjes së Mesme do të jetë i gatshëm ta huazojë lojtarin vetëm gjashtë muaj pas nënshkrimit të tij. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!