Gavi është i emocionuar për fillimin e sezonit të tij të dytë në ekipin e parë të Barcelonës pasi bëri debutimin e tij zyrtar vitin e kaluar nën drejtimin e ish-trajnerit Ronald Koeman.
Talenti spanjoll shpjegoi se transferimet e reja do ta ndihmojnë Barcelonënë të përmirësohet pas një sezoni të rrallë ku ata nuk arritën të fitojnë asnjë trofe.
“Unë jam personi i parë që jam i emocionuar për këtë ekip dhe të gjithë duhet të jenë gjithashtu. Ne kemi bërë disa transferime shumë të mira. Ata tashmë kanë luajtur shumë mirë këto ndeshje parasezonale. Shpresoj që të jetë një sezon shumë i bukur dhe i lumtur për të gjithë ekipin tonë.
Transferimet janë për të krijuar konkurrencë dhe për të përmirësuar ekipin.”
Gavi vazhdoi të dërgonte mesazhin e tij për tifozët e Barcelonës pas fitores 1-0 të Barçës ndaj Real Madrid në një ndeshje miqësore që u luajt në Las Vegas.
“Unë dua t’u kërkoj atyre të jenë optimistë. Ata duhet të jenë të kënaqur për ekipin që kemi. Ne do të përpiqemi të japim më të mirën tonë në çdo ndeshje për tifozët tanë”, u shpreh Gavi./ h.ll/abcnews.al