Gattuso, Pirlo dhe kombëtarja italiane: Cannavaro bën analizë para Juve-Napoli

schedule23:39 - 6 Prill, 2021

schedule 23:39 - 6 Prill, 2021

Ish-mbrojtësi i Juventusit dhe Italisë, Fabio Cannavaro, është rikthyer të flasë për futbollin italian. Në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”, trajneri i Guangzhou në Kinë ndalet tek përballja mes Juventusit dhe Napolit, ku i bën një analizë dhe dy trajnerëve të ekipeve. Në fund ai ndalet dhe tek kombëtarja italine dhe beson se ata do të jenë protagonistë në kampionatin europian dhe atë botëror vitin e ardhshëm.

JUVENTUS-NAPOLI – “Jam i bindur se do të jetë një ndeshje e mirë. Andrea dhe Rino duan të fitojnë dhe ata do të bëjnë gjithçka për të marrë tre pikët. Gattuso do të kërkojë të mos përsëris të njëjtin gabim që bëri në Super Kupën e Italisë, ku ekipi i tij ishte shumë i ndrojtur.

 

GATTUSO – “Situata e tij te Napoli mund ta krahasoj me efektin e lavatriçes, siç e them unë. Kjo ndodh në qytetin tim në Itali me njerëz që në fillim fryhen, por më pas nuk i mbetet as respekti për to. Kjo i ndodhi dhe Pirlos, madje dhe Inzaghit para se të fitonte me Juven. Shumë kritika dhe nuk është se dua të mbroj miqtë e mi. Dy muaj më parë Rino ishte bërë më i keqi për dikë nga të gjithë. Tani që vjen nga katër fitore radhazi dhe ka në dispozicion lojtarët që i kanë munguar as shumë të gjithë janë bërë memeca”.

 

PIRLO – “Kur bardhezinjtë zgjodhën Andrean ata e dinin shumë mirë që ai nuk kishte eksperiencë. Është logjike që ai duhet të marrë kohën e tij për t’u pjekur edhe në marrëdhëniet me ekipin. Ka ende 30 pikë në lojë dhe më pas mund ta gjykojmë. Sigurisht që disa gjëra nuk po i funksionojnë, por fundja fundit njeri është dhe ai. Ai ka marrë përsipër një trashëgimi që duhet ta mbrojë”.

 

Italia duke festuar fitoren ndaj Bosnjës

FUTBOLLI ITALIAN – “Për sa i përket nivelit të lojës kemi një ekip kombëtar që luan bukur. Kanë luajtur disa ndeshje të mira në kualifikuese, por jam i bindur se do të jenë protagonistë në Euro 2020 dhe në Kupën e Botës”, përfundon Cannavaro. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!