Gattuso mund të presë për debutimin me Napolin, rrezikohet shtyrja e ndeshjes

schedule12:17 - 14 December, 2019

schedule12:17 - 14 December, 2019

Gennaro Gattusos mund t’i duhet të presë për debutimin në pankinën e Napolit. Kalendari ka rezervuar sot në orën 18:00 duelin kundër Parmës së Dermakut, por ndryshe mendon natyra.

Qyteti jugor italian është goditur mbrëmjen e kaluar nga një stuhi dhe rrebesh shiu. Disa dëme janë shkaktuar në çatinë e stadiumit “San Paolo” dhe organizatorët po mendojnë shtyrjen e ndeshjes.

Një vendim përfundimtar do të merret në orët e ardhshme. Autoritetet do të takohen për të inspektuar situatën dhe më pas do të vendosin për zhvillimin apo shtyrjen e ndeshjes. /abcnews.al