Gattuso e ndan mendjen, do Elseid Hysajn dhe një fantazist nga Napoli

schedule09:34 - 26 Maj, 2021

schedule 09:34 - 26 Maj, 2021

Gennaro Gattuso është zyrtarizuar si trajneri i Fiorentinës një ditë më parë dhe tashmë kanë nisur edhe zërat e merkatos. Në Itali raportojnë se ai kërkon të marrë me vete nga Napoli edhe Matteo Politano.

Italiani është nën kontratë dhe nuk do të jetë e lehtë për ta transferuar këtë verë, ndryshe nga se mund të ndodhë me mbrojtësin e kombëtares shqiptare, Elseid Hysajn.

Shkodrani del lojtar i lirë nga 1 korriku dhe ka disa oferta. Fiorentina është klubi më i përfolur dhe Gattuso gjatë drejtimit të Napolit i riktheu besimin pas periudhës së errët me Carlo Ancelottin. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!