Ndryshe nga ç’pritej, “bardhezinjtë” e Juventus nuk më shumë se barazimi 1 me 1, në “Allianz Stadium” përballë “andaluzianëve” të Sevilla, në ndeshjen e parë të gjysmë-finaleve të UEFA Europa League.
Pas ndeshje, disa fjalë për mediat i dha dhe autori i golit “dramatik” të Juventus, në minutën e 97’-të të sfidës, Federico Gatti, i cili tha ndeshja e kthimit do të jetë një “luftë” e vërtetë e gjithashtu shton se i pret një përballje shumë e vështirë në Spanjë.
“Në ndeshjen e dytë do të luftojmë për jetën tonë. Do të jetë një lojë shumë e vështirë, duhet të luftojmë për çdo top dhe të arrijnë në finalen e Europa League. Na jep adrenalinë, do të jetë shumë e vështirë në Spanjë, por ne duhet të jemi gati. Na ka mbetur vetëm një pjesë të vogël, tani po luajmë gjithçka. Të dielën presim një ndeshje të vështirë, të enjten ndeshja më e rëndësishme e sezonit”,- u shpreh Gatti për mediat pas ndeshjes. /i.m /abcnews.al