Deputeti Luçiano Boçi është duke u përgatitur për të garuar në zgjedhjet lokale të majit në Elbasan. Boçi është futur në primare dhe në momentin e konfirmimit duket se do të lerë mandatin e deputetit për të garuar përballë kandidatit të PS në këtë qytet të rendësishëm.
“Njerëzit duan ndryshimin politik të drejtimit të vendit. PD është e vendosur të vijojë aksionin e saj politik dhe me organizimin e primareve por edhe vijimin e protestave që do jenë po kaq të mëdha e më të ashpra. Dua të ndaj përgjiegjësinë për të qenë pjesë e garës së kandidimit për bashkinë e Elbasanit. E konisderoj si një nga vendimet më të rëndësishme të jetës politike, profesionale dhe tokësore”, tha Boçi sot përballë gazetarëve.
I pyetur mbi përplasjet në PD dhe reflektimin e këtyre në zgjedhjet lokale, Boçi tha se për Elbasanin ka edhe mbështetjen e grupit të Alibeajt.
“Nuk kam raste që ka anëtarë apo njerëz të tjerë simpatizantë që janë kundër daljes së një kandidati se ai që propozon, propozon një e nuk vendos kushte që duhet patjetër që njëri të ketë përballë një tjetër. Procesi i përballjes është një proces natyral brenda një gare si janë primaret por dhe kandidimet e tjera.
Përballjet konceptohen si gara dhe simpatie dhe dakordësie dhe mund të jenë dhe me një kandidat si në rastin tim por më tej do ketë një vendimmarrje të Kryesisë së PD. Rasti im nuk mund të jetë rasti i vetëm, unë e artikulova si rast bashkëpunimi dhe dakordësisë midis atyre që kanë qenë të interesuar për të marrë pjesë në garë.
Grupimin tjetër unë e artikulova, kam dhe dakordësinë e tyre, nuk është deklaratë formale. Kontaktet tona kanë qenë dhe janë të vazhdueshme e kontaktet e mia personale do jenë të vazhdueshme për të realizuar atë funksionim të gjitha forcave tona që i kemi pasur dikur, i kemi e do i shtojmë që të arrijmë objektivin e fitores në Bashkinë e Elbasanit”, vijoi ai.
Burime nga PD për Abc, bëjnë me dije se Boçi është propozuar nga strukturat e PD në Elbasan dhe deputeti që në zgjedhjet e 25 prillit theu herësin për të marrë mandatin e tij, ka dhënë dakordësinë për të kandiduar në zgjedhjet vendore.
Të njëjtat burime nga PD bëjnë me dije se Boçi gëzon konsensusin e të gjithë grupeve në PD, duke mos pasur kandidatë në garë. Edhe Durrësi ka gjetur zyrtarisht kandidatin e saj në zgjedhje.
Ish-deputeti dhe kreu aktual i degës së PD në Durrës, Igli Cara ka dorëzuar zyrtarisht kandidimin për të qenë zyrtarisht përballë socialistëve vitin e ardhshëm në zgjedhjet vendore. Edhe Cara në Durrës pritet të jetë i vetëm në garë, si kandidat konsual. /abcnews.al