Idhulli i fansave dhe njeriu i rekordeve blu mund të qëndrojë edhe një vit të mbajë veshur fanellën e Napolit. Me kontratën aktuale që i përfundon në fund të qershorit mes Dries Mertens dhe Napolit mund të ketë një zgjatje të kontratës mes tyre.
34-vjeçari është një nga lojtarët kryesore të skuadrës së Luciano Spallettit. Sipas “Corriere dello Sport” lojtari belg dëshiron një qëndrim në “Maradona” dhe me shumë gjasa do të pranonte rinovimin e kontratës dhe tashmë është Aurelio De Laurentiis që duhet të bëjë një hap para në këtë marrëdhënie.
Mertens mund të vazhdojë të luajë në klubin për të cilin është bërë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në përgjithësi me 145 gola të shënuar në të gjitha kompeticionet ku ka marrë pjesë me skuadrën e Napolit. /f.a/abcnews.al