Gati premiera e “Opera Gala”/ Me dy mbrëmje gala, ku të gjitha trupat artistike të TKOB bëhen bashkë

schedule09:04 - 16 Prill, 2025

schedule 09:04 - 16 Prill, 2025

Më 17 dhe 18 prill do të zhvillohet premiera e “Opera Gala” në TKOB në orën 20:00. Në repertor do të jenë pjesë nga Mozart, Verdi, Puccini apo Strauss.

Soprano, solistja e parë në TKOB, Eva Golemi tha në “ABC e Mëngjesit”, se shfaqja do të jetë dy orë dhe do të ketë 150 artistë.

“Është reportor për të gjithë, përfshihet për të gjithë. Bashkë me kolegët e mi, Vikenën, Armandon, jemi shumë. Është edhe shumë e gjatë, 2 orë. Është pjesa e parë, më pas do të kemi pjesëne  dytë. Unë kam Dionin dhe Gerd Vason që do më shoqërojnë. Është fantastike. Ditigjenti do të jetë Sergio Alaport. Regjia dhe koreografia do të jenë nga Renato Zanella. Nuk jemi ndjerë asnjëherë të kompleksuar. Kjo i përfshinte të gjithë elementët”, theksoi ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!