Gati pesë muaj nga vrasja e Liridona Ademaj në Kosovë, prokuroria: Rasti, ende në “procedurë hetimore”

schedule15:43 - 23 Prill, 2024

schedule 15:43 - 23 Prill, 2024

Vrasja e 30-vjeçares Liridona Ademaj në Kosovë tronditi mbarë opinionin publik. Bëhet gati pesë muaj nga kjo ngjarje e rëndë  dhe rasti ende nuk është zbardhur plotësisht. Mediat në Kosovë shkruajnë se informacionet zyrtare për këtë rast janë të pakta dhe se aktakuzë nuk ka. Për këtë ngjarje në paraburgim janë katër persona, përfshirë edhe bashkëshortin e viktimës, Naim Murseli i cili dyshohet edhe se është porositësi i vrasjes.

Shkaqet e kësaj ngjarje janë ende të pazbardhura, ndërsa Prokuroria në Prishtinë ka thënë për mediat se rasti është akoma në procedurë hetimore dhe se në këtë fazë të hetimeve nuk mund të ndahen informacione.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!