Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Gati për marrëveshje me BE, të mos përdorim as veton e as votën”, Rama: Jemi ithtarë fanatikë të vlerës europiane

schedule15:44 - 13 Nëntor, 2025

schedule 15:44 - 13 Nëntor, 2025

“Jemi gati të bëjmë marrëveshje me BE për të mos përdorur as veton dhe as votën” kështu u shpreh kryeministri Edi Rama në konferencë me homologen italiane, Giorgia Meloni ndërsa theksoi se jemi gati të nënshkruajmë se mund të përfaqësohemi nga komisari europian italian.

“Jemi gati të bëjmë një marrëveshje me BE për të mos përdorur as veton dhe as votën, nuk na intereson. Jemi ithtarë fanatikë të vlerës europiane, nuk kemi asnjë mendje të vendosim veton, jemi gati të nënshkruajmë se mund të përfaqësohemi nga komisari europian italian. Do ishte shumë të kemi dy komisarë për të njëjtën vend pasi ne jemi i njëjtë.

Jam i nderuar dhe mirënjohës për gjithë sap o bëjmë sëbashku dhe për këtë mikpritje të jashtëzakonshme.

Nuk kam parë shumë gjëra historike në NATO por këtu sot është një ditë historike. Me këtë nivel mikpritjeje në këtë pallat kaq të bukur dhe këtë atmosferë kaq të bukur, nuk keni konkurent” tha Rama./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!