Gati për “helvetët”, Kombëtarja e Kosovës nis sot përgatitjen për sfidën ndaj Zvicrës

schedule11:36 - 5 Shtator, 2023

schedule 11:36 - 5 Shtator, 2023

Pas publikimit të listës me lojtarët e përzgjedhur për sfidat e Kombëtares së Kosovës në sfidat e shtatorit, ndaj Zvicrës dhe Rumanisë, “dardanët” do të nisin pasditen e kësaj të marte, stërvitjen për përballjen me “helvetët” me 9 shtator.

“Dardanët” janë grumbulluar që në mbrëmjen e së hënës dhe ditën e sotme, Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se Kombëtarja do të zhvillojë stërvitjen e parë në orën 19:00 në Kampin Nacional të Hajvalisë.

Ndërkaq, stërvitja e paradites e Kombëtares U-21 së Kosovës, e programuar të zhvillohet në Obiliq, është zhvendosur në Kampin Nacional në Hajvali në orën 10:00, kurse stërvitja e pasdites do të bëhet në stadiumin “Agron Rama” në Obiliq, në orën 17:30. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!