Gati për “hakmarrje”, Dybala rikuperohet dhe mund ta nisë sfidën ndaj Juves nga minuta e parë

schedule16:34 - 28 Dhjetor, 2023

schedule 16:34 - 28 Dhjetor, 2023

Paulo Dybala është rikuperuar plotësisht dhe këtë e vërtetojnë dy skanimet që ka bërë stafi mjekësor.

Prania e tij kundër Juventus është e sigurt, por ajo që Jose Mourinho dhe vetë lojtari nuk kanë vendosur është nëse argjentinasi d otë jetë nga minuta e parë në fushë, apo do të aktivizohet gjatë pjesës së dytë.

Megjithatë, Mourinho buzëqesh pasi do të ketë në dispozicion dyshen Lukaku-Dybala, shtyllat e skuadrës që portugezit i duhen për të mposhtur Juventusin./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!