Gati për finalen e pestë, Emery: S’mendoj për hakmarrje, kam vetëm një detyrë

schedule12:16 - 26 Maj, 2021

schedule 12:16 - 26 Maj, 2021

Nesër zhvillohet finalja e Europa League. Villareal do të ketë përballë Manchester United, një duel që pritet të prodhojë emocione të forta. Ekipi spanjoll nuk e ka fituar kurrë më parë këtë trofe, por në stol ka mjeshtrin e këtij kompeticioni.

Unai Emery do të shijojë finalen e pestë si trajner në Europa League. Tre të parat me Sevilla i ka fituar, ndërsa dështoi me Arsenalin dy vite më parë. Tani sërish atje me një tjetër ekip, Villareal. Tekniku iberik nuk e sheh si hakmarrje ndaj ekipeve angleze këtë sfidë.

Jo, nuk bëhet fjalë për hakmarrje. Unë ndjej vetëm detyrimin ndaj Villareal, duhet të mbroj projektin e klubit. I detyrohem presidentit dhe të gjithë atyre që po punojnë që të bëhemi skuadër e madhe në Spanjë dhe Evropë.

Nuk kam asnjë ndjesi hakmarrjeje ndaj skuadrave angleze“, deklaroi Unai Emery, i cili u shkarkua nga posti i trajnerit të Arsenalit në nëntorin e vitit 2019. /abcnws.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!