Gati Panairi i 27-të i Librit, mijëra tituj librash dhe autorë para publikut, shtëpia botuese “Dituria” me shumë surpriza

schedule09:42 - 14 Tetor, 2024

schedule 09:42 - 14 Tetor, 2024

Së shpejti do të mbahet Panairi i 27-Librit, ku mijëra tituj librash dhe autorë do të jenë para publikuar të shumtë që viziton stendat.

Aktivitetet do të jenë në datat 13-17 nëntor në Pallatin e Kongreseve. Shtëpia botuese “Dituria” do të sjellë një sërë surprizash në këtë sezon.

Në emisionin “ABC e Mëngjesit”, në ABC News Petrit Ymeri  foli për panairin e Librit, duke u ndalur tek vëmendja dhe preferenca e lexuesit. Gjithashtu u ndal edhe te raporti i librit me të rinjtë dhe fëmijët.

“Libri i fundit i Ecos që kemi botuar është “Mos kujtoni se do të shpëtoni nga librat”. Kjo është një thirrje edhe për institucionet, “mos kujtoni se do të na hiqni qafe kollaj”. Libri fillimisht është botuar në frëngjisht dhe ne kemi të drejta nga botuesi francez”, u shpreh ai.

Gjithashtu tregoi se këto ditë del një libër i ri i Milan Kunderos, “Festa e Kotësisë”, kemi një seri të Lars Kepler “Njeriu i Rërës” është libri i katër tek Panairi do të nxjerrim dhe një libër të ri.

“Kundera ka tre përkthyes sepse ata i miratonin përkthyesit, nuk mund ta përkthejë kushdo. Ndërsa për Elisabeth Asbrink mund të them që është libri i saj i dytë “1947 viti kur filloi gjithçka”. Ky është një libër shumë interesant. Merret me ngjarjet më të rëndësishme të fundit të Luftës së Dytë Botërore dhe fillimit të paqes. Kemi edhe disa libra për fëmijë”, u shpreh ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!