Manchester City pagoi 35 milionë sterlina tek Atletico Madrid verën e vitit 2011 dhe transferoi Sergio Agueron në Premier League. Sulmuesi argjentinas ka nisur sezonin e nëntë me “Cityzens”, diçka që nuk e kishte menduar kurrë.
31-vjeçari ndihet për mrekulli dhe nuk e fsheh diçka të tillë në prononcimin e dhënë për sajtin zyrtar të klubit. El Kun nuk arrin ta besojë që ka qëndruar kaq gjatë në një klub, edhe pse ndihet shumë i lumtur dhe si në shtëpinë e tij.
“Po zbavitem këtë sezon. Ka qenë e vështirë për t’u imagjinuar se do të qëndroja kaq gjatë këtu. Nëse kthej kokën pas, e kuptoj që qëndrimi këtu ka qenë pikërisht ajo që dëshiroja. Jam i lumtur te City që prej ditës së parë dhe kjo ndjesi forcohet vit pas viti. Këtu ndihem si në shtëpinë time“, thekson bomberi argjentinas. /abcnews.al