KLP gjen formulën: SPAK-u ngrihet brenda nëntorit

schedule11:44 - 25 Tetor, 2019

schedule 11:44 - 25 Tetor, 2019

KLP është duke diskutuar momentalisht mundësinë e ngritjes së SPAK brenda nëntorit përmes formules së propozuar, 8+2. Sipas kësaj formule, tetë prokurorë do të jenë nga ata që kanë kaluar vettingun dhe dy të tjerë të përkohshëm.

Brenda nëntorit do të bëhet emërimi i tetë prokurorëve me qëllim ngritjen e SPAK, rrjedhimisht do të mundësohet funksionimit.

Gazetarja Glidona Daci bën me dije për abcnews.al se KLP po i shqyrton aktet e nevojshme që do të mundësonin ngritjen e SPAK brenda muajit nëntor.

KLP po zhvillon sot mbledhjen e radhës pas shtyrjes së javës së shkuar për shkak të sherrit mes anëtarit Besnik Cani dhe drejtueit Gent Ibrahimi.

KLP ka listuar 15 kandidatë, tashme 8 prej tyre të vetuar me vendim të formës së prerë, 1 prokuror Ndini Tavani është tërhequr nga gara dhe tashmë është rrëzuar nga vettingu kurse Besnik Muçi është zgjedhur anëtar në Gjykatën Kushtetuese.

Emrat më të përfolur për dy prokurorët e SPAK që nuk janë vetuar akoma janë Vladimir Mara dhe Dritan Prençi.

Ndërkohë në mbledhje Kosta Beluri propozon të shtohet në rendin e ditës miratimi i raporteve të vlerësimit për 2 kandidatë të pranuar në formimin fillestar në Shkollën e Magjistraturës, Blerina Musabelliu dhe Urim Kalia. Propozimi u pranua me 10 vota pro dhe 1 kundër (Arben Dollapaj).

Sandër Beci propozoi të shtohen në rendin e ditës 2 caktime të përkohshme: Brahim Dragoshi prokuror në Prokurorinë e Gjykatës së Apelit Shkodër të vazhdojë të ushtrojë përkohësisht funksionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Shkodër dhe Asllan Bajramaj prokuror në Prokurorinë e Shkallës së Parë Përmet të vazhdojë të ushtrojë përkohësisht funksionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet. Propozimi u pranua me 9 vota pro dhe 2 kundër (Arben Dollapaj dhe Gent Ibrahimi).

Në fund të mbledhjes të gjithë anetarët e KLP ranë rakord se SPAK duhet ngritur sa më parë.

Propozimi për të ngritur SPAK me tetë anëtarë dhe të përkohshëm është pranuar me 11 vota nga KLP.

Gjithashtu u miratua vendimi për të hapur garën për kreun e SPAK për pesë ditë.

8 prokurorët e kualifikuar për SPAK

-Altin Dumani
-Arben Kraja
-Klodian Braho
-Enkeleda Millonai
-Edvin Kondili
-Eneid Nakuçi
-Elida Kaçkini
-Behar Dibra

2 prokurorët që kërkojnë miratimin e KLP për të qenë si të përkohshëm në SPAK

-Dritan Prençi

-Vladimir Mara

Dokumenti mbi të cilin po diskutohet

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!