Pas përfundimit të pushimeve, në kryeministri kanë nisur lëvizjet. Prej dy ditësh, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar takime intensive me përfaqësues të mazhorancës në nisje të sesionit të ri politik, që përkon edhe me fillimin e mandatit të katërt qeverisës.
Këtë të martë, në godinën qeveritare është parë zv.kryeministrja Belinda Balluku, ministrat Malaj dhe Ibraimaj si dhe të tjerë përfaqësues socialist.
Burime për Abc News thanë se në fokus të diskutimeve ishte organizimi i punëve por edhe investimeve dhe projekteve infrastrukturore. Më shumë sesa për konfigurimin e qeverisë së re, mësohet se Rama ka kërkuar një strukturë të re të komisioneve parlamentare, pasi në këtë legjislaturë, socialistët do të propozojnë 11 komisione të përhershme, nga 8 qe janë aktualisht.
Nga ky rikonstrukturim do të preket komisioni për veprimtarinë prodhuese që do të ndahet ne tre komisione. Po ashtu, një tjetër komision I përhershëm do të jetë edhe Antikorrupsioni.
Ndarja e tyre do të bëhet në përmbushje edhe të angazhime që ka qeveria sa I përket negociatave me Bashkimi Europian.
Por socialistët duhet të presin shtatorin për të mësuar nëse do të jenë pjesë e skuadrës “Rama 4”. Në të njëjtën javë që do të thirret seanca e parë e kuvendit, do të mblidhet edhe asambleja e Partisë Socialiste, për të formalizuar edhe drejtimin e ri politik të qeverisë.
Dhe këtu Edi Rama duhet të përzgjedhë skuadrën me të cilën do të çojë përpara reformat e nisura, që siç thotë ai, me barrën e madhe të 83 mandateve. Mbetet për tu parë nëse do të zgjedhe të bashkëdrejtoi me figura politike apo edhe ne qeveri do të ketë figura të reja, njëjtë si me listat për deputetë.

