Në “Elbasan Arena” luhet për 3 pikët e para, aty ku Dinamo City pret skuadrën e Kukësit. Të dyja ekipet, kanë pësuar humbje në dy javët e para dhe synojnë që në këtë javë të tretë, të dalin me pikë të plota.
Sa i përket formacioneve, Di Biaxho nuk ka preferojë të bëjë surpriza, teksa Rustem Hoxha e Albion Marku do të jenë mungesat e mëdha. Sakaq, titullar do ta nisë takimin Patrik Bardhi.
Nga ana tjetër, Nica debuton si trajner i Kukësit dhe ka bërë disa ndryshime në rrëshim. Titullar e nis Atdhe Rashiti që rikthehet nga dëmtimi, teksa në portë do të rikthehet edhe Angelo Tafas që mungoi ndaj Egnatias. /i.m /abcnews.al
Formacionet zytare:
DINAMO: Rexhepi, Prodani, Behiratçe, Samake, Andoni, Krasniqi, Zabërgja, Denison, Bardhi, Vila, Kaçorri
Trajner: Luigi di Biago
KUKËSI: Tafas, Duka, Lamçe, Zhongo, Murati, Reçi, Momoh, Abodu, Rivas, Beshiraj, Rashiti
Trajner: Stavri Nica