Gasperini: Po shkruajmë historinë e Atalantës, Papu Gomez emblema e ekipit

schedule22:56 - 4 Korrik, 2020

schedule 22:56 - 4 Korrik, 2020

Ndërprerja e futbollit prej koronavirusit nuk ka ndikuar aspak negativisht tek Atalanta. Skuadra bergamaske ndodhet në formë fantastike, renditet në vend të katërt (4 pikë larg Interit të vendit të tretë) dhe nesër (19:30) do të tentojë triumfin e radhës në fushën e Cagliarit.

Djemtë e Gian Piero Gasperinit i kanë fituar shtatë ndeshjet e fundit në Serie A dhe nuk duan të ndalen as në Sardenjë. Trajneri i Atalantës flet rreth momentit magjik në konferencë për shtyp dhe thur elozhe për kapiteni Gomez, autor i 15-të asisteve këtë sezon.

Katër fitore e fundit më kanë dhuruar shumë kënaqësi, sidomos ajo e fundit ndaj Napolit. Gomez është emblema e Atalantës, bëhet i dobishëm kur duhet dhe luan gjithmonë për ekipin. Nesër na pret një përballje shumë e vështirë. Ne duam të vijojmë me rezultate pozitive, pasi duam të kualifikohemi në Champions League.

Katër duelet e radhës do t’i luajmë çdo tre ditë, do të jetë faza më e vështirë e sezonit. Kemi arritur rezultate historike për klubin tonë. Por, në futboll nuk duhet të shikosh kurrë mbrapa. Tifozët? Ata i mungojnë të gjithëve, ky është pengu më i madh“, përfundon arkitekti i kësaj Atalante spektakolare. /abcnews.al