Atalanta shpërdoroi mbrëmë mundësinë që të ngjitej në vendin e dytë, pasi Villareal u mposht nga Manchester United. Italianët, edhe pse dy herë në epërsi kundër Young Boys, rrezikuan të humbnim. Trajneri Gian Piero Gasperini ishte i sinqertë në deklaratën e dhënë pas ndeshjes për Sky Sport Italia.
“Po udhëhiqnim dy herë dhe pësuam pas një goditjeje këndi dhe nga një rivënie anësore, edhe pse e kishim mundësinë ta shënonim golin e tretë disa herë. E humbëm shumë përqendrimin dhe intensitetin në pjesën e dytë, i dhamë mundësinë Young Boys t’i rritej besimi.
Fansat i ndihmuan gjithashtu ata. Ishte një ndeshje që u duk se e kishim në dorë dhe rrezikuam të humbnim. Do më pëlqente të kishim dy rezultate në lojë për kualifikimin, por jemi këtu ku jemi dhe duhet të fitojmë ndaj Villareal.
Ky është objektivi ynë. Villareal është një ekip i mirë dhe na duhet një paraqitje fantastike për të fituar. Jemi rikthyer dhe po shënojmë gola, por na duhet të rigjejmë përqendrimin në mbrojtje, pasi u japim kundërshtarëve mundësi shënimi më shpesh tani. Ne mund të bëjmë më tepër”, tha Gasperini. / abcnews.al