Gasperini: Nuk po e besoja, krenar për këtë Atalantë. Le të nisë festa

schedule23:13 - 11 Dhjetor, 2019

schedule 23:13 - 11 Dhjetor, 2019

Gian Piero Gasperini ndihet në qiellin e shtatë, njësoj si të gjithë lojtarët dhe tifozët e Atalantës. Klubi italian mposhti 0-3 Shakhtar Donetsk në Ukrainë. Ekipi italian është mes 16 skuadrave më të mira të Europës dhe do do të tentojë të shkojë sa më larg. Në një prononcim për Sky Sports, trajneri i ekipit nga Bergamo ka falënderime për të gjithë dhe ndihet krenar për këtë arritje.

Derisa shënuam golin e tretë nuk po besoja te kualifikimi. Arritëm një rezultat të madh dhe jemi të lumtur për futbollin italian. Ndihem shumë mirë që mënyra jonë e lojës po jep efekt edhe në Europë. Tifozët tanë janë çmendur nga gëzimi. Kualifikimi ishte i komplikuar dhe i vështirë.

Jemi rritur shumë dhe ia dolëm. Shakhtar është një ekip i fortë. Na mungonin Toloi, Zapata, Ilicic, lojtarë thelbësorë për ne, por kemi një grup të fortë që dha maksimumin. Kjo është fitore e gjithë skuadrës, tani është radha për të festuar arritjen. Kjo është një fitore e gjithë qytetit të Bergamos“, thekson Gian Piero Gasperini. /abcnews.al