Gasperini: Ka shqetësim, në Valencia e njëjta situatë e para 20 ditëve në Itali

schedule22:39 - 9 Mars, 2020

schedule 22:39 - 9 Mars, 2020

Atalanta është një hap larg daljes në çerekfinalet e Champions League. Një arritje e jashtëzakonshme për një ndër skuadrat që po luan futbollin më të bukur në planet. Ndeshja e parë kundër Valencias u fitua 4-1, teksa nesër (21:00) luhet dueli i dytë. Trajneri i Atalantës, Gian Piero Gasperini flet rreth situatës prej koronavirusit dhe gjendjes së djemve të tij në konferencën për shtyp.

Këtu në Valencia ka një ndjesi të ndryshme nga ajo në Bergamo dhe Itali. Mbërritëm këtu qetësisht, nuk kemi pasur kontrolle të veçanta. Këtu jetohet ashtu siç jetonim ne para 20 ditëve. Sigurisht që shqetësimi është prezent. Rezultati i ndeshjes së parë na e ka shtuar besimin.

Duhet të jemi të përqendruar, të mbrohemi mirë dhe të shënojmë gol. Duhet të vazhdojmë të luajmë bukur, po punojmë psikologjikisht për të vazhduar me paraqitjet pozitive. Skuadra u tregua e madhe në ndeshjen e parë, por nuk do të festoj derisa të mbyllet edhe takimi i dytë“, deklaron Gian Piero Gasperini. /abcnews.al