Gasperini: Futbolli antistres dhe formë mbijetese, të rinisin ndeshjet

schedule19:17 - 12 Mars, 2020

schedule 19:17 - 12 Mars, 2020

Gian Piero Gasperini është arkitekti i mrekullisë Atalanta. Skuadra italiane është rritur shumë vitet e fundit, zhvillon një futboll fantastik dhe sivjet po shkëlqen në kampionat dhe Champions League.

Trajneri i Atalantës ka dhënë mendimin e tij në lidhje me pezullimin e kampionateve për shkak të koronavirusit. Gasperini shkon kundër rrymës dhe bën thirrje që kampionati të rifillojë dhe ndeshjet të zhvillohen me dyer të mbyllura.

Futbolli është antistres, është si një formë mbijetese, unë kështu e shoh. Zakonet janë të rëndësishme, jo vetëm për ne italianët. Kanë dashur të na japin një sinjal të fortë me pezullimin e aktiviteteve sportive, por duhet të vazhdojmë të luajmë me dyer të mbyllura. Ky është mendimi im“, deklaron trajneri i Atalantës. /abcnews.al