Gasperini e Iachini të parët, zbulohet edhe i treti në Serie A me COVID-19

schedule14:38 - 7 Qershor, 2020

schedule 14:38 - 7 Qershor, 2020

Roberto D’Aversa, trajneri i Parmës, ka zbuluar se ka qenë i infektuar me COVID-19. Fatmirësisht ai nuk ka pasur probleme dhe gjithçka e ka zbuluar kur ka bërë analizat e gjakut, së fundmi. Tekniku ka folur për “Parma Today” dhe është i lumtur që Serie A do të rinisë.

“Kam pasur temperaturë për disa ditë pas ndeshjes me SPAL. Nuk ishte diçka e madhe dhe nuk e bëra provën e shtupës, për të parë nëse isha infektuar apo jo. Gjithçka u konfirmuar pasi bëra analizat e gjakut, që zbuluan antitrupat.   Gjatë kësaj periudhë unë kam gati çdo vit temperaturë.

Ishte vetëm 37 gradë. E kalova periudhën e izolimit me familjen, diçka që si lojtar dhe trajner nuk kisha pasur mundësi ta bëj shpesh në të shkuarën.  Të nisësh të stërvitesh, të luash dhe të flasësh për futboll, është diçka e mrekullueshme në këtë moment”, tha D’Aversa.

Më parë janë konfirmuar edhe dy trajnerë të tjerë që kanë qenë pozitivë me COVID-19. Gian Piero Gasperini e pranoi vetë diçka të tillë, kurse një ditë më parë, presidenti i Fiorentina, Rocco Commisso, zbuloi edhe se Beppe Iachini e ka kaluar koronavirusin. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!