Gian Piero Gasperini, pas fitores që mori Atalanta kundër skuadrës së Napolit në transfertë, për DAZN deklaroi: “Na shqetëson fakti që vazhdojnë të na e përmendin titullin, pak nga paraqitjet dhe pak për të na vënë në presion.
Për të luftuar për titullin kampion duhet që të renditemi në vendin e parë në klasifikim. Nëse kjo do të ndodhë, atëherë do të them edhe unë që jemi për titull.
Maksimumi që kemi arritur në këto vite ka qenë vendi i dytë. Objektivi kryesor është që të kualifikohemi në Champions, ky është titulli ynë”.
“Duhet të përmirësohemi nga ana teknike. Nuk do të pushoj kurrë së thënë se në mendje jemi shumë të fortë, duhet të përgëzoj djemtë e mi”, tha Gasperini. / abcnews.al