Gashi për përplasjet në Kuvend: Bogujevci po keqpërdoret nga VV e po viktimizohet për përfitim politik

schedule14:34 - 6 Maj, 2021

schedule 14:34 - 6 Maj, 2021

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka reaguar në një konferencë për mediat lidhur me përplasjet që ndodhën në seancen e sotme parlamentare në Kosovë.

Gashi tha se sot në Kuvend janë parë veprime të dhunshme ndërsa shtoi se priti një orë që të merrte fjalën dhe sërish u ndërpre.

“Sot pamë veprime të dhunshme dhe dhunë nga ulësja e kryetarit të parlamentit, dhunë verbale dhe dhunë në kuptimin e pamundësimit të marrjes fjalës. Si kryetar i grupit parlamentar kam prit më shumë se 1 orë, në momentin që e kam marrë fjalën ma kanë ndërpre.”

Deputeti i LDK-së tha se këto janë veprime që po bëhen ose qëllimisht apo nga mungesa e njohurive.

“Kemi veprime a të qëllimshme a nga mungesa e njohurive nuk e di, por dyshimet shkojnë drejt asaj se kryesuesja e seancës po keqpërdoret nga LVV-ja me qëllim të viktimizimit të saj për përfitim politik. Kjo është e papranueshme, tregon që sa herë ulësja përdoret në mënyrë të njëanshme prodhon konflikt në Kuvend. Unë kam tentuar të flas për procedurë por më kanë ndëpre fjalën, kam kërkuar mocion procedural, kur kërkohet nga kryetari i grupit parlamentar, seanca ndërprehet se i jepet fjala. Ne u detyruam që të braktisim sallën. Vendi po shkon drejt tensioneve, si rezultat i mos menaxhimit”, tha Gashi. /abcnews.al/