Gashi kundërsulmon/ Akuzon për “komplot”: E kane me dikë tjetër!

schedule15:38 - 29 Qershor, 2024

schedule 15:38 - 29 Qershor, 2024

Mjeku Edmond Gashi i arrestuar për skandalin e spitalit Onkologjik ka reaguar nëpërmjet një postimin në rrjetin social Facebook.

Gashi ka mohuar akuzat e prokurorisë dhe ka pretenduar se ka bërë vetëm detyrën e tij si mjek duke iu përgjigjur pacientëve dhe duke përballuar numrin më të madh të ndërhyrjeve kirurgjikale në spitalin publik. Në reagimin e tij thuhet se në asnjë moment nuk ka shkelur ligjin as statusin e mjekut, që nuk e ndalon të punojë në shtet dhe në privat. Në lidhje me akuzën e prokurorisë që thotë se Gashi orientonte pacientët nga reparti i onkologjisë drejt klinikës së tij private mjeku pretendon se ishte zgjedhje e pacientëve dhe e drejtë e tyre që të përzgjidhinin të merrnin shërbimin në klinikën e tij.

Sipas mjekut portale dhe media të caktuara po tentojnë të shantazhojnë drejtësinë dhe ta kthejnë atë në “mashë” në duart e veta. Gashi ka sqaruar edhe pse u largua me vrap nga dera e brendshme e gjykatës.

Sipas mjekut e gjitha kishte për qëllim shmangien e përplasjen mes tij dhe gazetarëve për të mos u përballur me akuza që në të vërtetë nuk qëndrojnë por vetëm janë ngritur për ti hedhur baltë figurës së tij.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!