Gary Lineker: Mbappe bëri disa paraqitje të shkëlqyera, por jo aq sa Messi

schedule12:24 - 18 Dhjetor, 2022

schedule 12:24 - 18 Dhjetor, 2022

Të shumtë kanë qenë personalitetet e rëndësishëm të botës së futbollit, të cilët kanë dhënë opinionin e tyre, lidhur me finalen e madhe të Kupës së Botës, Argjentinë-Francë.

Ndër ta ishte dhe legjenda e sulmit të Anglisë, Gary Lineker, i cili tha se Mbappes i duhet patjetër një 3-golësh, në përballjen e sotme, për të marrë në dorë Kupën, si dhe “Topin e Artë”, të “Katar 2022”.

“Nëse Mbappe nuk bën një hat-trick apo diçka të veçantë në finale, atëherë mendoj se Messi do të marrë Topin e Artë të Kupës së Botës 2022. Sa i përket Këpucës së Artë, gjithçka është në rregull një gol mund të vendosë luftën ose në favor të Messit ose në favor të Mbappes.

Mendoj se Messi do të njihet si lojtari më i mirë i turneut, pavarësisht se çfarë do të ndodhë, duke pasur parasysh stabilitetin e paraqitjeve të tij. Mbappe bëri disa paraqitje të shkëlqyera, na dha disa momente magjike, por jo aq sa Messi, dhe sigurisht jo në çerekfinale apo gjysmëfinale.

Mbappe tregoi pak magji me golin e dytë kundër Marokut dhe Messi bëri gjëra të pabesueshme gjatë gjithë turneut”,- tha ish-sulmuesi anglez. /i.m /abcnews.al