Kryeministri Edi Rama në kuadër të zgjedhjeve të 25 prillit këtë të premte ndodhet në Durrës ku ka prezantuar dhe kandidatët në këtë qark.
Kryesocialisti në këtë takim ka folur në lidhje me sfidat që e presin PS-në në mandatin e tretë të qeverisjes.
Rama ndër të tjera është shprehur se në garën e tij në qytetin e Durrësit do të vërë në përballje njerëzit e nënës dhe të babait të tij.
“Ardhja ime në Durrës është e lidhur drejtpërdrejt me dëshirën e madhe për ti dhënë një shtysë të re Durrësit, në një moment kur potenciali i qytetit nuk është më i fjetur të cilin ne po e adresojmë me projekte konkrete. Së pari dua të shpreh kënaqësinë e madhe që kemi një skuadër që është përfaqësuese e të gjithë qarkut, dhe mbi të gjitha që në Durrës ne kemi në radhë të parë dy mike kolege dhe zonja të mirënjohura dhe të nderuara jo vetëm nga qytetarët e Durrësit por i gjithë opinioni. Nga një anë Milvën, karriera e të cilës nuk ka nevojë për koment dhe Klodin doktoreshën tonë që është një model i njeriut qytetar.
Në këtë skuadër, përveç, Milvës dhe Klodit, kemi dhe Anën, ajo ka qenë një aktiviste e skuadrës sonë këtu në Durrës, vijimësisht, pasi është kthyer nga jashtë ajo është angazhuar dhe ka qenë pjesë e skuadrës së vitit 2017. Pa kërkuar asnjëherë asgjë, më shumë se sa mundësinë për të kontribuar, kemi Kejdën. E nisa nga gjysma më e mirë, e çdo situata kur flitet për burra dhe për gra, sepse gratë dhe vajzat janë gjysma më e mirë e kësaj shoqërie, ashtu sikundër gratë, motrat, janë gjysma më e mirë e një familje. Ne këtu jemi së bashku, me disa deputetë të cilët janë përsëri në skuadrën tonë dhe që përfaqësojnë pikërisht angazhimin me komunitetin, atë që është një karakteristikë që normalisht të gjithë duhet ta kenë në lartësinë e duhur, që marrëdhënia me njerëzit nuk shihet në fushatë dhe mbaron kur mbarojnë zgjedhjet.
Është një garë mes njerëzve të nënës dhe të babës, jam kurioz të di se kush do më dojë më shumë. Jam shumë i vendosur që bashkë me të gjithë miqtë dua të bëj për Durrësin atë që Durrësi pret dhe meriton dhe ta shëroj me fakte dhe një xhelozi që është krijuar për Vlorë. janë krijuar dy porta të bukura bregdetare dhe të hyrjes nga Mesdheu në Shqipëria dhe dy vende me karakteristika të ndryshme. Durrësi nuk është thjesht një vend ku turizmi ka njohur zhvillim por mund të njohë një zhvillim shumë më të madh”, ka thënë Rama./abcnews.al