Garë e ngushtë për Bashkinë e Kavajës, kandidati i “Bashkë Fitojmë” kalon në avantazh

schedule19:04 - 15 Maj, 2023

schedule 19:04 - 15 Maj, 2023

Kavaja është ndër të paktat bashki ku po vijon ende procesi i numërimit të votave dhe duket se fituesi do të përcaktohet deri në numërimin e kutive të fundit.

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Fisnik Qosja ka kaluar në avantazh përballë rivalit të tij nga Partia Socialiste, Redjan Krali.

Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), deri më tani janë numëruar 56 kuti nga 92 në total.

Qosja ka marrë 6859 vota, ose 50.52%, ndërsa Krali 6717 vota, ose 49.48%./abcnews.al