Gardisti i plagosur do të vijojë kurimin në Spitalin e Traumës

schedule12:26 - 28 Nëntor, 2017

schedule 12:26 - 28 Nëntor, 2017

Gardisti Ervin Musai, që mbeti i plagosur në aksidentin automobilistik të ndodhur djë në Korçë, do të vazhdoje të kurohet në spitalin e Traumës në Tiranë. Burime nga ky spital i thanë ABC Neës se efektivi i gardës ka dëmtime në shtyllën kurrizore, por problemi mund të trajtohet nga mjeket tanë në institucionet tona. Sipas mjekut që po ndjek rastin, gardisti pritet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në ditët e ardhshme. Dje në aksidentin automobilistik,  ku u përfshinë  dy mjete të gardës që shoqëronin kryeministrin Rama drejt Korçës, mbetën të lënduar 3 efektivë të Gardës së Republikës. Dy prej tyre u trajtuan në spitalin e Korçës, ndërsa efektivi Ervin Musai, që ishte në gjendje më të rëndë u dërgua në spitalin e Traumës në Tiranë./abcnews.al