Garda amerikane vendoset në kufi me Meksikën

schedule12:00 - 5 Prill, 2018

schedule 12:00 - 5 Prill, 2018

Garda Kombëtare Amerikane është dërguar në kufi me Meksikën pasi presidenti Donald Trump firmosi dekretin që urdhëron shtimin e kontrolleve. Kjo masë është ndërmarrë nga administrata Trump për të ndaluar fluksin e drogës dhe emigracionit ilegal.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka firmosur dekretin për vendosjen e Gardës Kombëtare në kufirin jugor me Meksikën për të përforcuar sigurinë. Në urdhërin ekzekutiv, kreu i Shtëpisë së Bardhë pretendon se “situata në kufi ka arritur në një pikë krize” dhe që përkujdesja ligjore në kufirin me Meksikën është në mospërputhje të plotë me sigurinë dhe sovranitetin e popullit amerikan.

Në dekret, Trump urdhëron sekretarin e Mbrojtjes që të mbështesë departamentin për sigurinë kombëtare në garantimin që në kufirin jugor t’i jepet fund fluksit ilegal të drogës dhe personave. Gjithashtu ka dhënë afat 30 ditë që drejtuesit e agjencive të prekura të sugjerojnë masa të tjera të mundshme.

Qëllimi i Presidentit amerikan është ai i përdorirmit të ushtrive të shteteve amerikane për të ndihmuar policinë kufitare deri në ndërtimin e murit mes SHBA-ve dhe Meksikës. Për momentin nuk janë shpërndarë detaje të tjera apo kosto e dekretit dhe as sa kohë do të zgjasë ky mision.

Ndërkohë, Meksika ka kërkuar sqarime zyrtare Departamentit amerikan të shtetit dhe departamentit për sigurinë e brendshme për dërgimin e ushtarëve në vijën kufitare mes dy vendeve. Kjo është konfirmuar për CNN nga ambasadori i Meksikës në Uashington. Ai thotë se ky dekret nuk është pritur mirë dhe shton se shumë shpejt do të merret një vendim./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!