Gara shpejtësie tek Unaza e Madhe, gjoba drejtuesve të mjeteve

schedule17:08 - 17 Mars, 2018

schedule 17:08 - 17 Mars, 2018

Sinjalizimi i Policisë së Tiranës nga disa qytetarë, u ka çuar dëm garën e shpejtësisë tre drejtuesve të mjeteve luksoze në Unazën e Madhe. Ata janë ndëshkuar me gjoba nga 40 mijë lekë të rinj.

Nuk është ndonjë kompeticion sportiv. Janë vetëm persona të apasionuar pas shpejtësisë, që shfrytëzojnë orët e vona të natës për të bërë gara në Unazën e Madhe në Tiranë.

Nga kjo garë të tre kanë dalë të humbur.

Pas disa telefonatave nga qytetarë të ndryshëm në adresë të sallës operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, se në Unazën e Madhe tre automjete po bënin gara shpejtësia, policia është mobilizuar.

Shërbimet policore kanë organizuar pika kontrolli, ku kanë mundur të ndalojnë dhe procedojnë tre drejtuesit e këtyre mjeteve.

Sipas policisë, mjeti “Mercedes-Benz” GLC 43AMG me targa të huaja u ndëshkua me 40 mijë lekë gjobë për mosrregullim shpejtësie dhe për gara shpejtësie.

E njëjta ka qenë masa e gjobës edhe për mjetin “BMW M6” me targa të huaja. Ndërsa mjeti “Audi A7” me targa shqiptare u dërgua në komision, pasi kishte edhe mangësi të tjera në dokumentacion.

Ky nuk është rasti i parë kur drejtues mjetesh bëjnë gara në të njëjtin segment duke rrezikuar veten dhe përdorues të tjerë të rrugës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!